Kryeministrja e Zelandës së Re infektohet me Covid

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe ka simptoma të moderuara të cilat i janë shfaqur që të premten në mbrëmje.

Pas saj janë konfirmuar pozitivë edhe partneri me vajzën e vogël.

Kryeministrja do duhet të qëndrojë në izolim deri më 21 maj, ndërkohë që punët në krye të qeverisë do t’i vijojë nga shtëpia.

Por ajo nuk do të jetë në parlament për miratimin e projektligjit mbi reduktimet e emetimeve, si dhe për buxhetin.

Jacinda Ardern ka thënë se ndihet e mërzitur që nuk do të mund të jetë e pranishme fizikisht në javën që e quajti historike të qeverisë lidhur me dy vendimet që pritet të miratohen gjatë javës.

Megjithatë ajo theksoi se kur vjen puna tek shëndeti, kryeministrja nuk bën dallim nga të tjerët.

Ndërkaq. Lidhur me situatën e Covid, qeveria e Zelandës së Re ka njoftuar për hapjen plotësisht të kufijve ndërkombëtarë nga 1 gushti.

Vendi ka nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë si pasojë e Covid, për shkak të masave të rrepta që u ndërmorën që në fillimet e pandemisë së Covid.

*Tibo News