Kryeministrja e Italisë për marrëveshjen falenderon Ramën dhe popullin

Pas kryeministrit Rama, edhe ajo e Italisë Giorgia Meloni ka falënderuar kreun e qeverisë, institucionet dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin lidhur me marrëveshjen për emigrantët.

Nga rrjetet sociale ai shkroi:

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Shqipëria është në krah të Italisë. Faleminderit kryeministrit Edi Rama, institucioneve dhe popullit shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”.

Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua në datën 6 Nëntor në Romë të Italisë mes dy kryeministrave. Në marrëveshje thuhet se qendra e parë e pritjes së emigrantëve afrikanë, do të jenë në Shëngjin, ndërsa ajo e akomodimit në Gjadër. Qeveria italiane do të jetë ajo që do të merret me administrimin dhe me të gjitha shpenzimet.

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët miratohet në Kuvend