
Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për integrimin e Shqipërisë në BE dhe gjithë Ballkanit Perëndimor. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, Marin në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama u shpreh se Shqipëria e ka mbështetur Finlandës pas aplikimit të saj për tu bashkuar me NATO-n.
Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s ,pas agresionit rus të nisur në Ukrainë.