Kryeministri Rama, ‘skaner’ punëve të ministrive

Në fillim të këtij viti, puna e çdo ministri të qeverisë do të kalojë në skaner.

Kryeministri Rama pritet të mbledhë kabinetin qeveritar, për një analizë të punës së secilit prej ministrave deri më tani, si dhe projekteve për vitin 2024”.

Mbledhja e qeverisë me dyer të mbyllura do të bëhet në 9 Janar, ku secili prej ministrave do prezantojë objektivat, ato të lëna pezull dhe planet për 2024.

Kryeministri Rama në konferencën e fundivitit vlerësoi ecurinë për ekonominë e vendit, sigurinë, shërbimet publike duke bërë të qartë se arritjet janë të dukshme.

Ndryshimet e fundit të qeverisë u bënë në mbledhjen e asamblesë socialiste në muajin Shtator, ku kryeministri Edi Rama solli emra të rinj në 6 dikastere, ndërsa risolli Ministrinë e Pushtetit Vendor.