Kryeministri Rama reagon për ‘vjedhjen e bujshme’

Vjedhja e bujshme e zbuluar nga Policia ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin dhe këtë veprim e konsideron si vullnetin e kësaj qeverie kundër korrupsionit.

Dyshohet se nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi kanë grabitur më shumë se gjysëm milionë euro. Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që vodhën mbi 520 mijë euro. Gruaja tha se paratë ia ka marrë ish-zyrtares Alda Klosi, për shkak se e urrente, por viktima thotë se vetëm 120 mije euro janë te sajat.

Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.

*Tibo News