Kryeministri Rama në Abu Dhabi, pritet nga Presidenti i Emirateve

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në  Abu Dhabi. Atje ai u prit nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, me të cilin biseduan lidhur me projekte strategjike. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama bëri me dije se me Presidentin e Emirateve diskutuan për projekte në fushën e energjisë, turizmit, tregtisë së lirë dhe fusha të tjera.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”.

Rama ndodhet në Abu Dhabi ku një ditë më parë mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes ku foli mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.