Kryeministri Rama: E duam votën e emigrantëve, por problem baza e të dhënave

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg.

Rama u ndal dhe preku çështjen e votës së emigrantëve, ku tha se nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët që kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë apo kartën e identitetit, e duam atë ditë se duam të bëjmë diçka, por kjo çështja e databazës na pengon shumë për të bërë procesin e votimit”.