
Kryeministri letonez: Nëse nuk fiton Ukraina, do të përballemi me një problem të madh
Pasi BE miratoi 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, të gjithë sytë janë ende te Berlini, ndërsa presioni rritet për të furnizuar vendin me tanke Leopard të prodhimit gjerman. Polonia dhe Finlanda kanë thënë se janë gati t’i japin mjetet Ukrainës, por Gjermania ka licencën e eksportit për t’i kaluar ato.
Duke folur për situatën, kryeministri letonez tha: “Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë kanë një problem të madh, sepse nuk ka asnjë tregues se Rusia do të ndalojë. Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën të ndalojë Rusinë dhe kjo mund të bëhet vetëm me furnizim me armë”.