
Kryeministri kanadez premton mbështetje për qytetet e dëmtuara nga uragani
Kryeministri kanadez Justin Trudeau u zotua të hënën se qeveria ishte e përkushtuar në riparimin e shkatërrimit që shkaktoi uragani i fuqishëm Fiona dhe ofroi ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën.
“Kaos absolut, për ta thënë thjesht. Është përvoja më surreale e jetës sime. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha Trudeau në një deklaratë për mediat.
Policia tha se në qytetin Port Aux Basques, Newfoundland, më shumë se 4000 banorë, rreth 25 shtëpi u shkatërruan dhe më shumë se 200 njerëz kishin nevojë për strehim.
Më shumë se një e treta e banorëve në provincën e Nova Scotia ishin pa energji të hënën.
Shkollat dhe zyrat qeveritare në zonat e goditura rëndë u mbyllën.
Trudeau urdhëroi forcat e armatosura kanadeze të ndihmojnë në përpjekjet e pastrimit dhe shpëtimit.
*TiboNews