
Kryeministri kanadez akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
Kryeministri kanadez ka akuzuar Kinën se është përpjekur për të ndërhyrë në zgjedhjet e vendit. Ai akuzoi Pekinin se po luante “lojëra agresive” me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.
Ky reagim vjen pasi mediat lokale raportojnë se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit.