
Kryeministri Johnson ‘humb’ dy ministra
Në atë që mund të jetë goditja përfundimtare për postin e kryeministrit britanik Boris Johnson, dy nga ministrat e tij kryesorë kanë njoftuar dorëheqjen e tyre.
Ministri i Financave Rishi Sunak dhe ministri i shëndetësisë Sajid Javid lajmëruan në Twitter brenda pak minutash nga njëri-tjetri të martën.
Të dy vënë në pikëpyetje aftësitë e Johnson për të drejtuar një administratë që i përmbahet standardeve.
Kjo situatë vjen ndërkohë që Johnson merret me polemika të reja rreth deputetit Chris Pincher.