
Kryeministri italian Mario Draghi jep dorëheqjen
Kryeministri italian, Mario Draghi dha dorëheqjen mëngjesin e kësaj të enjteje, tha zyra e presidentit Sergio Mattarella, pasi qeveria e tij e koalicionit të unitetit kombëtar dështoi.
Në deklaratën e shkurtër për media, u tha se Draghi paraqiti dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që ai drejton.
Kjo është tentativa e dytë e dorëheqjes nga qeveria italiane, pasi para rreth një jave, dorëheqja e Draghit nuk u pranua nga presidenti.
Nga deklarata u kuptua se ketë herë, Presidenti e mori parasysh kërkesën e dorëheqjes.