Kryeministri i ri i Polonisë: Mobilizim të plotë të Perëndimit për Ukrainën

Kryeministri i sapozgjedhur polak Donald Tusk u zotua të punojë për të siguruar angazhimin e plotë të Perëndimit për Ukrainën dhe për t’i rikthyer Polonisë rolin udhëheqës brenda BE-së. Polakët shprehen të çliruar pas emërimit të kryeministrit të ri dhe për drejtimin që do të marrë vendi pas disa viteve qeverisjeje nga forcat nacionaliste.

Tusk tha të martën se vendi i tij do të kërkojë mobilizimin e plotë të Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën, duke shtuar se në këtë mënyrë Polonia do të rifitojë një pozicion udhëheqës në Evropë dhe do të jetë një vend anëtar i fortë i NATO-s.