Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi votohet në Kuvend

Në Maqedoninë e Veriut, sot parlamenti do të hedhë në votim formimin e qeverisë së drejtuar për herë të parë në historinë e vendit, nga një kryeministër shqiptar.

Talat Xhaferi, i cili mbante postin e Kryetarit të Kuvendit, është i propozuar për kryeministër teknik nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti në koalicion qeveritar me LSDM-në.

Kjo bazuar në marrëveshjen e koalicionit mes dy partive që në 100-ditëshin e fundit të mandatit qeverisës, kryeministri të jetë shqiptar.