
Kryeministri i Italisë kërkon rritjen e prodhimit të çipave
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se mbetet parësore për vendet evropiane që të rrisin prodhimin e çipave kompjuterikë.
Rritja e prodhimit të çipave synon forcimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e industrive kryesore.
“Mungesa e gjysmëpërçuesve është thelbësore për shumë industri strategjike si transporti, makineritë industriale, mbrojtja dhe ka qenë veçanërisht e dëmshme,” tha Draghi në parlament.
Ai shtoi se ambicia e Evropës do të jetë rritja në treg nga 10% në 20% të prodhimit global të çipave deri në vitin 2030.
Një muaj më parë, Komisioni Evropian propozoi një akt për të reduktuar varësinë e BE-së nga çipat e importuar.