
Kryeministri i Australisë takim me presidentin kinez, i pari që nga 2016-ta
Kryeministri i Australisë Anthony anthoni Albanese, ka konfirmuar se do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në G20. Ky do të jetë takimi i parë midis liderëve të vendeve që nga viti 2016.
Marrëdhëniet u përkeqësuan pasi Australia akuzoi Kinën për ndërhyrje të huaja dhe Pekini u zemërua me thirrjen e Canberra për një hetim mbi origjinën e koronavirusit.
Këto tensione u përshkallëzuan më tej në vitin 2020 kur Kina goditi me tarifa mbi një duzinë produktesh eksporti australiane.