Kryeministri Albin Kurti, takim me homologun në Tiranë

Pas përfundimit të takimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me kryetaren e Kuvendit dhe kreun e qeverisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për mediat.

Albin Kurti tha se një nga çështjet që u disktua mes tyre, ishte marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars.

Kryeministri i Kosovës tha se Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet bilaterale.

*Tibo News