Kryemadhi padi shtesë në SPAK

Në një deklaratë për mediet, kryetarja e  LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar hetim edhe për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, lidhur me aferën e inceneratorëve. Sipas saj Ibrahimaj është e implikuar drejtpërdrejt në aferën e inceneratorëve  pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018.