Kryemadhi krahason situatën e Berishës me Berlusconin: Nuk ia mori kush pasaportën…

Monika Kryemadhi, u pyet jashtë Kuvendit dje lidhur me hetimin e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kryemadhi deklaroi se Jamarbër Malltezi është i burgosur politik, ndërsa Sali Berisha i përndjekur politik.

Ajo mori si shembull Silvio Berlusconi-n duke e krahasuar me situatën e Berishës. Kryemadhi tha se Berlusconi i ndjerë kishte me qindra çështje të hapura me drejtësinë, por nuk iu hoq pasaporta e nuk u ndalua të lëvizte lirshëm.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhi:

Për mua, Jamarbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është i përndjekur politik. Ju besoj e njihni të gjithë Berlusconi-n. Berlusconi ka pasur rreth 475 çështje, por nuk i ka hequr njeri pasaportën Berlusconi-t, as nuk e ka ndaluar njeri të dalë. Megjithatë loja politike që përdoret, sigurisht që për mua është shumë e shëmtuar dhe nuk është se krijon ndonjë efekt. Krijon terror psikologjik te bizneset dhe qytetarët.