Kryebashkiaku Veliaj operohet, i biri e surprizon në spital për festën e Pashkës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit.

Nga Qendra Spitale “Nënë Tereza” kryebashkiaku Veliaj uroi të gjithë qytetarët për Pashkët, ndërsa ka postuar dhe momentin kur ai vizitohet në spital nga djali i tij, Kajan.

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot!  Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”.