Krizë në prodhimit e elekroshtëpiakeve

Prodhuesit e makinave kanë zënë titujt kryesorë, por duket se mungesat e pjesëve po dëmtojnë gjithashtu prodhuesit e elektroshtëpiakeve.

Kompania Electrolux tha se problemet e zinxhirit të furnizimit kanë çuar në probleme me përmbushjen e kërkesës.

Firma suedeze është prodhuesi më i madh në Europë i frigoriferëve, makinave larëse dhe elektroshtëpiakeve të tjera. Ajo zotëron disaë marka, duke përfshirë AEG dhe Frigidaire.

Në tremujorin e katërt, fitimi i saj ra në rreth 94 milionë dollarë – rreth një e treta e nivelit të vitit të kaluar. Tani Electrolux thotë se problemi i zinxhirit të furnizimit do të vazhdojë të pengojë aftësinë e tij për të përmbushur kërkesat.

Ajo gjithashtu përballet me një betejë kundër rritjes së kostove për lëndët e para, komponentët dhe logjistikën.

Megjithatë, firma mendon se rritja e çmimeve mund të kompensojë të paktën disa nga kostot e humbjeve dhe pritet që të ketë rritje kërkese në mënyrë që të tejkalojë nivelet e para të krizës.

Vlera e aksioneve të firmës ranë rreth 4% në treg.