S’janë më “friends” në social, ç’po ndodh mes Eros Grezdës dhe partneres së tij

Ish futbollisti i Partizanit, Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Grezda, jo pak herë kanë qenë pjesë e diskutimeve të mediave rozë. Kujtojmë që vitin e kaluar ata kurorëzuan lidhjen e tyre me një martesë të fshehtë ku më pas u bënë prindër të një djali të quajtur Kian.

Duket se Eros dhe Ajsel po kalojnë një krizë në çift ku aludohet për ndarjen e tyre. Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram, gjithashtu edhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë por ende nuk ka patur ndonjë reagim nga ana e tyre.

28-vjeçari u largua nga Partizani dhjetorin e vitit që shkoi ku njoftimi u bë i ditur nga vetë klubi i Partizanit, ndërsa tani vazhdon karrieren e tij në Kroaci ku luan me Rudes.