
Krizë mes çiftit? Georgina thyen heshtjen
Në momentin që përfshihesh në botën e njohur është tejet e vështirë të shpëtosh nga komentet për gjërat që ndodhin në jetën personale dhe jo vetëm.
Në këtë rast, pjesë e thashethemeve është bërë Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo për një krizë të mundshme.
Pas gjithë zhurmës mediatike, Georgina vendosi të japë koment në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe të thyejë heshtjen.
Modelja ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale për ta bërë këtë dhe i është drejtuar këngës “Si yo muero” të Romeo Santos:
“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson.”
Georgina zakonisht nuk mohon asnjë informacion në rrjetet e saj sociale. Mirëpo me këtë rast thashethemet janë shtuar aq shumë sa ajo ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan për Al Nassr në Arabinë Saudite. Të mërkurën, u raportua se dyshja humbën durimin përpara se të hipnin në një aeroplan dhe përfunduan duke i bërtitur njëri-tjetrit, pavarësisht faktit se ata ishin para njerëzve të tjerë.
U tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë. Ylli portugez është shqetësuar nga pazaret e kushtueshme të Georgina dhe kjo e ka thelluar më tej problemin mes tyre. “Georgina e kalon gjithmonë ditën në qendra tregtare. Ajo shpenzon dhe shpenzon, nuk bën asgjë tjetër”, është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë Ronaldo.