
Kriza në hije që po pëson ekonomia botërore: Zinxhiri i Furnizimit
Ndërsa kriza COVID ngadalësoi të gjithë treguesit ekonomik, aspekti më i goditur i ekonomisë botërore qëndronte në dëmin që iu bë zinxhirit global të furnizimit që mundësonte që mallrat të qarkullonin lirisht nëpër botë.
Dhoma Ndërkombëtare e Transportit paralajmëroi se nëse nuk hiqen pengesat globale për të rivendosur lirinë e lëvizjes për të transportuar zinxhirët e furnizimit janë në rrezik kolapsi.
Dy vjet ndalime udhëtimi dhe pengesa si rezultat i COVID, kanë sjellë një tendosje të madhe të zinxhirit të furnizimit ndërkohë që punëtorët e shërbimit , shpesh herë janë dashur të punojnë edhe nga 18 muaj pa ndërprerje, pas përfundimit të kontratave fillestare pa pasur kontakt me familjet e tyre.
Shumë punëtorë të këtij sektori pritet të largohen si rezultat i presionit të krijuar mbi ta, dhe trajtimit të rëndë që kanë marrë gjatë pandemisë duke rrezikuar kështu në mënyrë direkte zinxhirin botëror të furnizimit.
E thënë më thjesht, nëse ky zinxhir këputet, mund të sjellë një ndërprerje të furnizimit të mallrave thelbësorë, ushqime, veshmbathje, karburant apo edhe furnizime mjekësore.
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Transportit Rrugor u shpreh:
“Ajo që kërkohet është një vendim politik. Dëshironi një rimëkëmbje ekonomike apo jo? Nëse po, duhet që lidershipi politik të trajtojë këtë krizë. ”
Tarifat e transportit trans-oqeanik pritet të qëndrojnë të larta të paktën deri në 2022, duke i lënë shumë biznese të mëdha dhe të mesme dhe klientët e tyre nga Spanja në Sri Lanka të paguajnë virtualisht më shumë për pothuaj çdo artikull.