
Kriza në Afganistan frikëson politikanët e BE
Mbi një milion banorë po arratisen nga Afganistani teksa ekonomia në rënie ka thelluar krizën. Të dëshpëruar nga situata, banorët po përpiqen të kalojnë kufirin në Iran dhe Pakistan çdo ditë. Fluksi i madh i tyre ka shkaktuar frikë në Europë për shkak se mbetet destinacioni i arratisjes së tyre.
Që kur SHBA tërhoqën trupat dhe Talibanët morën pushtetin, Afganistani është zhytur në një krizë ekonomike të thellë. Të ardhurat janë zhdukur, më shumë se gjysma
e popullsisë përballet me urinë kërcënuese. Sanksionet perëndimore kundër talebanëve e kanë përkeqësuar situatën.
Politikanët i frikësohen një përsëritje të krizës së emigrantëve të vitit 2015. Vjeshtën e kaluar BE premtoi mbi 1 miliard dollarë ndihma humanitare për Afganistanin dhe vendet pritëse të afganëve.