Kriza humanitare që e pret Europën nga pushtimi i Ukrainës

Shtetet fqinje të Ukrainës po përgatiten për një krizë humanitare. Një fluks i madh refugjatësh po largohen nga frika e pushtimit rus.

Ndërsa sulmet ajrore ruse goditën Kievin gjatë natës, shumë banorë u larguan në fshatrat e tyre ose në kufirin me Bashkimin Evropian.

Pasojat e pushtimit të Rusisë u shfaqën me bllokimin e rrugëve. Mijëra banorë u larguan nga Ukraina dhe braktisën shtëpitë për të ikur drejt Polonisë dhe Hungarisë.

Shefi i OKB-së Filippo Grandi  paralajmëroi se ndikimi humanitar do të jetë “shkatërrues”. Grandi tha se 100,000 qytetarë mund jenë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për të kërkuar siguri në pjesët e tjera të vendit.

Fqinjët evropianë të Ukrainës thonë se janë gati të mirëpresin refugjatët që ikin nga vendi me 44 milionë banorë.

Polonia po përgatit spitalet për të plagosurit që mund të duhet të shërohen atje.

Gjithashtu Sllovakia dhe Hungaria po dërgojnë gjithashtu trupa në kufi për të pritur me fluksin e pritshëm të refugjatëve.

Por shifrat mbeten relativisht të vogla, pasi shumë prej tyre kanë vështirësi të largohen nga qytetet kryesore të Ukrainës.

Disa po largohen nga qytetet kryesore për zonat rurale, ose për t`u bashkuar sërish me anëtarët e familjes.

“Unë po shkoj tek prindërit. Ata jetojnë në zemër të Ukrainës dhe mendoj se ka më siguri atje”, shprehet një vajze ukrainase.

Udhëtimi ajror nuk është më një opsion, pasi linjat ajrore perëndimore po shmangin plotësisht udhëtimet ajrore.