AlbanianEnglish

Kriza e migrantëve, Biden viziton kufirin me Meksikën

Presidenti Joe Biden mbërriti të dielën në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, e para vizitë, që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, rreth dy vjet më parë. Vizita në El Paso të Teksasit vjen ndërsa presidenti Biden njoftoi një plan të ri që ka si objektiv krizën e migrantëve në kufirin amerikan.

Vizita e Biden në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës vjen mes shtimit të trysnisë nga ligjvënësit republikanë lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar kriza e migrantëve, e cila po thellohet edhe më tej.

You don't have permission to register