
Kriza e energjisë kërcënon të ardhmen e makinave elektrike
Rritja e kostove të energjisë po kërcënon të ardhmen e makinave elektrike. Ky paralajmërim vjen nga ekspertët gjermanë, të cilët shtojnë se rritja e çmimeve të energjisë elektrike, si dhe në kostot dhe disponueshmërinë e lëndës së pare dhe reduktimi i të ardhurve të disponueshme kanë një ndikim të konsiderueshëm në prodhimin dhe shitjet e makinave.
Sipas tyre, nëse trendi vazhdon, ekziston shqetësimi lidhur me efektet negative tek investitorët, të cilëve mund t’u mungojnë stimujt për të ndërtuar objekte karikimi, e duke i bërë makinat elektrike më pak tërheqëse; sepse do të ishin më jopraktike për të funksionuar.
Që nga rritja e fundit e çmimeve të energjisë elektrike në Gjermani me rreth një të tretën krahasuar me një vit më parë, diferenca e çmimeve është tkurrur.
Pronarët e makinave elektrike kanë përjetuar rritje të çmimeve prej 10% ose më shumë.
Priten rritje të mëtejshme të çmimeve, për shkak të faktit se çmimi i energjisë elektrike është i lidhur me atë të gazit, i cili është bërë gjithnjë e më i rrallë që kur Rusia mbylli furnizimet me gaz në Gjermani pothuajse dy javë më parë.
Në Norvegji, ku qeveria ishte një adoptues i hershëm i stimulimit financiar të blerjeve të makinave elektrike dhe vendosjes së një rrjeti të gjerë karikimi, 64.5% e makinave të reja të regjistruara vitin e kaluar ishin automjete elektrike, duke e vendosur atë në krye të një liste të përpiluar nga Shoqata e Prodhuesve evropianë të automobilave.
Gjermania është në vendin e gjashtë në listë, me 13.6%, dhe Britania në të nëntën, me 11.6%
*Tibo News