
Kristian Sevdari, shqiptari më i dalluar në energjitikë
Rrugëtimi i Kristian Sevdarit në Norvegji nisi disa vite më parë si student për të vazhduar më vonë si kërkues shkencor. Rastësisht ai do të njihej me një grup kërkimor shkencor mbi energjitë e rinovueshme për të punuar temën e tij të diplomës dhe më pas do të ishte pjesë e këtij grupi për të vazhduar si punonjës në akademi.
Kristian Sevdari është një tjetër rast sukesi në disaporë. Ai është edhe shqiptari i parë që ka fituar cmim si punimi me i mire shkencor ne konferencën lider per sektorin energjetik në Evropë.
Për të vështirësitë kanë qenë të shumta, por vendosja e synimeve për të pasur arritje profesionale e ka shtyrë të punojë më shumë se kolegët e tij norvegjezë.