
Kristian Bejko, shqiptari që punon në kompaninë e sigurimeve Franceze
I lindur në Korinth të Greqisë në 1992, përgjatë mërgimit të prindërve, dhe i rritur më pas në Tiranë. Kristian Bjeko tregon se i rrethuar nga stërgjyshja dhe familjarët e tij kaloi një fëmijëri më botë dhe kujdes për të qenë ai që është sot në shtetin Francez. Për studimet e larta ai shkoi në Strasburg, ku i diplomua në ekonomi e matematikë. Pas studimeve ai shkoi në Montreal në Kanada për tu rikthyer sërish në Paris tashmë me titullin e aktuarit, një inxhinier në matjen e rreziqeve kryesisht në fushën e sigurimeve.
Punët e para ai i ka kryer në konsulencë, por për të arritur këtu i është dashur të përballet me disa sfida dhe një ndër to mbetet sigurisht mësimi i gjuhës së huaj në një shtet të huaj.
Sot Kristiani punon tek Autoriteti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, instituti nën Bankën e Francës, por përfshirja e tij në këtë punë është një nga momentet që e veçon në të gjithë vitet e tij të jetës në Francë.
Prej vitit të kaluar bota po kalon një krizë që ka prekur gjithkënd dhe si një ekonomist Kristiani tregon qasjen ndaj kësaj krize dhe sesi ka ndikuar në punën e tij.