
Krishtlindjet më të ftohta në dekada!
Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-të këtë javë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekadat e fundit, në disa pjesë të vendit. Këtë kanë deklaruar sinoptikanët të cilët motin e ditëve të fundit e cilësojnë si i ftohti i një here në gjeneratë.
Deri të premten parashikohet që situata të kthehet në një ciklon ‘bombë’.
Më shumë se 90 milionë njerëz janë vënë nën alarmin e motit dimëror në 37 shtete.
Rreth 80% e vendit pritet të përjetojë temperatura nën zero, duke përfshirë vende deri në jug të Teksasit.
E quajtur Stuhia Dimërore Elliot nga Weather Channel, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në Midëest që nga fundi i viteve 1980. “Moti mund të shkaktojë ngrirje në më pak se pesë minuta nëse nuk merren masat paraprake, me hipotermi dhe vdekje gjithashtu të mundshme nga ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit”, paralajmërojnë sinoptikanët.
Guvernatorët e Kentakit dhe Karolinës së Veriut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Situata me borën dhe rrugët me ngrirje pritet të shkaktojnë kaos udhëtimi këtë fundjavë.
Qindra fluturime nga Denveri dhe Çikago janë anuluar tashmë.
Çikago është paralajmëruar që të përgatitet për reshjet e dendura të borës që fillojnë nga e enjtja.
Çfarë është një ciklon bombë?
Cikloni bombë është një term që i atribuohet një stuhie që intensifikohet me shpejtësi, me presionin qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.
Ata quhen ciklone bombë për shkak të fuqisë shpërthyese të shkaktuar nga rënia e shpejtë e presionit.
Stuhi të tilla sjellin mot që varion nga stuhitë deri te stuhitë e forta e deri te reshjet e mëdha.
*Tibo News