
Kris Jenner kandidon si presidente në SHBA?
Ylli i Reality Show-t të njohur, Kris Jenner postoi në TikTok një video ku tregonte kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 2024, nga ku më pas u kuptua se ishte thjesht një shaka.
Kris në fakt ishte bërë pjesë në trendin viral të quajtur #Krissed, i cili në thelb përmban një klip të grupit të saj të kërcimit
Postimi i saj me një “2024” në krye dhe me muzikë presidenciale në sfond, më vonë zbuloi se kishte të bënte me një trend viral, i cili quhet #Krissed dhe ka në përmbaje klipin e grupit të saj të kërcimit.
Ky trend është po aq legjendar sa “Rickrolling” para tij dhe përfshin një karrem tërheqës klikimi.
Aktualisht hashtagu #krissed është shumë i përhapur në TikTok, ku ka më shumë së 266 milionë shikime.