AlbanianEnglish

Kriminelët rus do ti bashkohen luftës në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon ti bashkohen luftës në Ukrainë edhe personat të cilët kanë qënë të dënuar për kryerjen e krimeve të rënda .  

Në këtë mobilizim nuk përfshihen personat e dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve, për tradhëti, spiunazh apo terrorizëm.

Që prej shpalljes së mobilizimit në muajin shtator presidenti rus është shprehur se luftës i janë bashkuar 318 mijë persona  ku mes tyre 18 mijë janë vullnetarë.

Mobilizimi u mbyll përgjatë javës së kaluara pasi u arrit numri i forcave që Moska kërkonte, por mesa duket Rusia dëshiron që ende të rekrutojë në luftë një kategori të caktuar qytetarësh.

Ushtria ruse është përballur me rezistencën ukrainase në fushën e betejës dhe kjo gjë i ka kushtuar asaj humbjen e forcave të shumta por jo vetëm.

Mbështetja ushtarake që Kievi ka marrë nga ndërkombëtarët e ka ndihmuar atë në shkatërrimin e artilerisë ruse dhe avancimin në rimarrjen e territoreve.

*TiboNews

You don't have permission to register