Krim i rëndë në familje, mes viktimave një 3-vjeçar

Tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një lagje në Montabaur të Gjermanisë.

Sipas zyrës së prokurorit publik, krimi ka ndodhur brenda një familje ku burri akuzohet për vrasjen e babait të tij 68-vjeçar, gruas 39-vjeçare dhe djalit të tyre tre-vjeçar. Policia ka sqaruar se vrasjet kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare.

Policia gjermane ka njoftuar se i dyshuari kishte plagë të rënda në momentin kur njësitë speciale kanë hyrë në shtëpi, pasi kishte tentuar të vriste veten.

Hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.