
Krijohen tre shoqëritë e para të ujësjellës-kanalizimeve
Janë krijuar tre shoqëritë e para të ujësjellës-kanalizimeve në kuadër të reformimit të thellë të sektorit të ujit.
Bëhet fjalë për Durrësin, Korçën dhe Pogradecin.
Në total ujësjellësit do të mblidhen në 15 shoqëri në të gjithë vendin.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku listoi edhe kriteret që do të ndiqen për ngritjen e tyre.
Këto ndërhyrje deklaroi ministrja Balluku do të ‘shkundin’ sektorin por synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Problematikat e ujësjellësve dhe performanca e ulët e tyre ndër vite kanë bërë që shteti të marrë në dorë kontrollin e tyre duke zotëruar 51% të aksioneve.
*Tibo News