Kreu i SPAK: Auditet e brendshme në Tatime dhe Dogana, asnjë kallëzim për korrupsion

Kreu i Prokurorisë së Posaçme ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë kallëzim mbi raste korruptive edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat.

Altin Dumani bëri bilances e SPAK ku tha se detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin, ndërsa shtoi se vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme.

Pjesë nga deklaratat e Dumanit:

“Auditet e Tatimeve dhe Doganave nuk kanë bërë asnjë kallëzim për korrupsion brenda këtyre institucioneve. A ka apo jo korrupsion aty? Patjetër që ka! Ku janë auditimet dhe kontrollet e brendshme? Ndërkaq edhe nga institucionet e tjera numri i kallëzimeve ka rënë ndjeshëm. Vetëm KLSH dhe Policia e Shtetit herë pas here depozitojnë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Në këtë situatë SPAK ka nisur me iniciativën e vet një numër të lartë hetimesh”.