
Kreu i NATO-s: Nuk do të lejojmë të na shantazhojë Rusia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bën thirrje partnerëve të aleancës për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Jens Stoltenberg tha se janë kohë dramatike, për Europën, për NATO-n, për Gjermaninë. Lufta në Ukrainë po përshkallëzohet nga sulmet ajrore ruse ndaj qyteteve dhe nga kërcënimet e mëtejshme nukleare të Moskës.