
Kreu i Apple kundër ligjeve të LGBTQ
Tim Cook i Apple ngre shqetësimin për ligjet LGBTQ në SHBA.
Kreu i Apple Tim Cook ka kundërshtuar ligjet për komunitetin LGBTQ në Shtetet e Bashkuara.
Së fundmi në Florida u miratua një projekt-ligj i mbështetur nga republikanët që ndalon diskutimin në klasë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Legjislacioni ka nxitur polemika kombëtare mes një debati që u kthye gjithnjë e më partizan mbi atë se çfarë shkollat duhet t’u mësojnë fëmijëve për racën dhe gjininë.
Cook shkroi në Twitter se duke qenë një anëtar komunitetit LGBTQ ishte thellësisht i shqetësuar për ligjet që po miratohen në të gjithë vendin, veçanërisht ato të fokusuara në rininë tonë të margjinalizuar.
Një rast tjetër që ka ngjallur shqetësime të korporatave për të drejtat e LGBTQ është ai i një gjyqtari të Teksasit. Gjyqtari lëshoi një urdhër që bllokonte shtetin për ofrimin me trajtime mjekësore që konfirmojnë gjininë e një vajze transgjinore 16-vjeçare.
Firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, përfshirë) Google, Microsoft Meta Platforms dhe Apple janë ndër më shumë se 60 kompanitë që kanë kundërshtuar barazimin e trajtimit gjinor me abuzimin e fëmijëve.