Krerët e MI5 dhe FBI paralajmërim të paprecedentë: Nëse Kina merr me forcë Tajvanin…

Krerët e agjencive të sigurisë në Britani dhe SHBA kanë bërë një paralajmërim të përbashkët e të paprecedentë lidhur me kërcënimin nga Kina.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka deklaruar se Kina është kërcënimi më i madh afatgjatë për sigurinë ekonomike dhe kombëtare dhe se ka ndërhyrë në politikë, përfshirë zgjedhjet e fundit në SHBA.

Kreu i MI5, Ken McCallum tha se shërbimi i tij kishte dyfishuar punën kundër aktivitetit kinez në tre vitet e fundit dhe do ta dyfishonte atë përsëri.

MI5 tani po kryen shtatë herë më shumë hetime në lidhje me aktivitetet e Partisë Komuniste Kineze krahasuar me vitin 2018.

Wray i FBI-së paralajmëroi se nëse Kina do të merrte me forcë Tajvanin, kjo do të përfaqësonte një nga ndërprerjet më të tmerrshme të biznesit që bota ka parë ndonjëherë.

Në përgjigje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian tha se inteligjenca britanike po përpiqej të “hiqte teorinë e kërcënimit të Kinës” dhe ai këshilloi kreun e MI5 që “të largonte demonët e imagjinuar”.

Ai tha gjithashtu se drejtori i FBI-së ka tentuar të njollosë Kinën duke bërë pretendime të papërgjegjshme. Dalja e parë e përbashkët publike nga dy drejtorët erdhi në selinë e MI5 në Thames House, Londër.

Ata thanë se është një kërcënim serioz për bizneset perëndimore, pasi sipas tyre biznesmenë të sofistikuar kinezë po shfrytëzojnë kompani në SHBA dhe Britani.

Sipas tyre Kina ka instaluar një sistem spiunazhi kibernetik më të madhin se sistemi i të gjitha vendeve së bashku.

*Tibo News.