Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën

Kremlini vë si kusht për paqe me Ukrainën që kjo të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov reagoi ndaj planit prej dhjetë hapash të presidentit ukrainas, kërkesat thelbësore të të cilit janë tërheqja e trupave ruse dhe pagimi i reparacioneve për dëmet e luftës agresore ruse ndaj Ukrainës.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit. Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse’ tha ai.