
Kremi i diellit, ku dallon ai në formë locioni dhe spray?
Temperaturat e larta të këtyre ditëve vere, na bëjnë më të vetëdijshëm të tregojmë kujdes për veten dhe mes të tjerash të mbrohemi nga djegja e diellit.
Produktet e mbrojtjes nga dielli kanë një gamë të gjerë përfitimesh, kryesorja është se ato mbrojnë lëkurën tonë nga rrezatimi ultravjollcë. Nga ana tjetër, kjo ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës por edhe më shumë.
Në fakt ekzistojnë dy lloje të kremrave të diellit, të cilat janë në formë spray dhe locion.
-‘Bllokuesit’ e diellit fizik ose mineral- të cilët veprojnë si një sfungjer dhe thithin rrezet UV-janë të njohura dhe janë më të trashë.
-Ndërsa ‘mbrojtësit e diellit’ kimikë përmbajnë përbërës që qëndrojnë në sipërfaqe të lëkurës dhe funksionojnë duke filtruar dhe reflektuar rrezet UV, si një mburojë.
Kremi me spërkatje është padyshim më i lehtë për t’u aplikuar, kërkon më pak kohë dhe mund të arrijë ato zona të vështira, në krahasim me shishet e kremit qe duhet t’i hedhësh në dorë për t’i përhapur më pas në pjesë të lëkurës. Për sa i përket mbrojtjes, nuk ka shumë dallim për sa i përket efektivitetit të produktit varet nga sa mirë e aplikoni atë. Karl Lawrence, një studiues dermatolog me përvojë në testimin dhe zhvillimin e përbërësve të rinj të kremrave të diellit, thotë se “të gjithë kremrat kundër diellit funksionojnë në të njëjtën mënyrë”.
Pra, në realitet, nuk ka asnjë ndryshim midis kremit të diellit dhe sprayt për sa i përket mënyrës se si funksionojnë – por ka një ndryshim në aspektin e aplikimit.
“Ka disa prova që me kremin-spray, njerëzit zakonisht aplikojnë më pak se me locionin, që do të thotë se ju merrni më pak mbrojtje”, thotë eksperti Karl.
Ai gjithashtu flet për mënyrën sesi testimi i SPF-së është një proces tashmë i rregulluar, që do të thotë se produktet me të njëjtin vlerësim SPF dhe UVA do të performojnë “njësoj mirë në aftësinë e tyre për të parandaluar djegien nga dielli” për sa kohë që ato përdoren siç duhet.
*Tibo News.