Krahasimi me zgjedhjet e kaluara të 25 prillit për nga numri i votuesve

Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje për krerët e bashkive të vendit është vënë re që në orët e para të hapjes së qendrave të votimit. Bazuar në të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se deri në orën 17:00 kanë votuar vetëm 34.54% e zgjedhësve.
Përkthyer kjo në shifra, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në këtë orë është 661.257, shifra këto nga 1.914.576 që është shifra zyrtare e zgjedhësve që kanë patur të drejtën për të votuar në këto zgjedhje.

Nëse do të shohim me zgjedhjet e kaluara të 25 prillit 2021, vëmë re numrin e ulët të pjesëmarrësve votues. Në 25 prill të vitit 2021 përqindja në zgjedhje ishte 43.89%, ose 761513 votues.