KQZ: PS dhe PD të ndëshkohen, nuk kanë deklaruar burimin e të ardhurave

Një audit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka arritur në përfundim se dy forcat politike kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhen ndëshkuar pasi nuk kanë deklaruar burimin e të ardhurave për 86 kandidatë për deputet.

Nga hetimit KQZ del në pah se Partia Socialiste është shkelësja më e madhe e ligjit zgjedhor, pasi ka hapur jo vetëm thesin për fushatë, por ka tejkaluar kufirin e lejuar në Kodin Zgjedhor, i cili parashikon se një subjekt nuk mund të shpenzojë më shumë se sa trefishi i parave të përfituara nga buxheti i shtetit.

*Tibo News