KQZ kërkon që votat të numërohen aty ku votohet

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve kërkoi nga ligjvënësit që në ndryshimet e radhës të kodit zgjedhor të konsiderohet mundësia që numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit të bëhet në qendrat e votimit, siç ka qenë përpara vitit 2001. Kjo sipas Celibashit, është e mundur të implementohet tani që janë bërë disa përmirësime në lidhje me sigurinë e procesit.

Veç të tjerash Celibashi parashtroi edhe nevojën e qartësimit dhe përmirësimit të rregullave të financimit të partive politike dhe përdorimin e aseteve publike në fushatë, përfshi këtu administratën.