KQZ i jep mandatin Fredi Belerit nën pranga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit, teksa ky i fundit gjendet në burg, pasi akuzohet për shit-blerje votash.

Beleri fitoi me një diferencë të ngushtë votash kundrejt rivalit të tij nga Partia Socialiste, Jorgo Goro.

Megjithatë, Beleri ende nuk mund ta ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, pasi ndodhet në qeli.