KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, i cili është i biri i ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiut.

KPK bën të ditur se rezulton se Abdiu nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 ai shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Altin Abdiu deklaronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.3 milionë lekëve.

Subjekti Altin Abdiu rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë.