Kourtney Kardashian i tregon botës se është shtatzënë

Travis Barker zbuloi se do të bëhet sërish baba në mënyrën më publike të mundshme, pasi gruaja e tij Kourtney Kardashian e befasoi atë me njoftimin për shtatzëninë gjatë një koncerti të Blink-182.

Turneu i ribashkimit të treshes ndezi stadiumin BMO në vendlindjen e Kardashian në Los Anxhelos të premten, ku Kourtney me një banderolë në duar i tregoi partnerit dhe botës se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit së bashku.

Kamerat e arenës e projektuan momentin në ekranet e mëdha, duke shkaktuar një pauzë festive nga muzika teksa Barker u largua nga skena për të ndarë momentin me Kardashian e cila e bëri gjestin e saj ngjashëm me atë me Travis.

Kourtney Kardashian 44 vjeçe, është nënë e tre fëmijëve me Scott Dicisk.