Kosova në zgjedhje, Lista Serbe nuk do marrë pjesë

Institucionet e Kosovës kanë filluar me përgatitjet e fundit për zgjedhjet e së dielës në Veri. Këto zgjedhje të 23 prillit mund të çojnë edhe në zgjedhje të tjera, për shkak që mungesa e sigurisë, numri i ulët i votuesve që pritet dhe Lista Serbe mund t’i kontestojnë kryetarët shqiptarë që dalin nga procesi i së dielës.

Pas katër ditësh qytetarët e katër komunave , Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut votojnë për kryetarë të komunave.