Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë

Kosova ka hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë.

Fluturimet drejt vendeve të Perëndimit nëpërmjet korridorit ajror do të shkurtohen për gati 15 minuta.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.