AlbanianEnglish

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter.

Borrell tha se Bashkimi Evropian ka marrë garanci nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, për zbatimin e kësaj marrëveshje derisa ka përgëzuar atë dhe presidentin serb që arritën pajtim për këtë çështje.

Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

You don't have permission to register